Kur refuzimi i një ekipi sjell pasoja, je se si u kthye futbollisti në terrorist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 13:44

Kur refuzimi i një ekipi sjell pasoja, je se si u kthye futbollisti në terrorist

Mame Fily Sall është një djalosh 21-vjecar që ëndërronte të bëhej futbollist. Ai erdhi në Itali nga Senegali në moshën 13-vjecare për t’ju përkushtuar ëndrrës së futbollit.

hqdefault

Djaloshi u regjistrua te akademia e Veronës ku qëndroi deri në vitin 2016, kohë kur klubi italian vendosi se ai nuk i kishte cilësitë e duhura për të qëndruar në këtë ekip dhe e dëboi.

Në këtë moment jeta e tij merr një tjetër rrjedhë. Zhgënjimi i madh që i solli dëbimi nga Verona bëri që ai të kishte një urrejtje të madhe për perëndimin.

piacenza 23 maggio 2014 trofeo giglio finale verona parma ( foto cavalli )

Sall nisi kështu të planifikonte një sulm me disa substanca kimike dhe me armë zjarri. Nuk dihet ekzaktësisht se çfarë kishte planifikuar të bënte, por policia e pikasi në kohë.

Ai kishte porositu mërkur në internet dhe tentoi të blinte një armë pa leje. Ndërkohë, ishte bërë  një radikal i islamit dhe merrte predikim nga një imam në një televizion senegalez.

Sall.verona.fotoVERONASERA.750x450

Sall u përcoll për në aeroport nga policia italiane dhe duke parë rrezikshmërinë që paraqet u dënua të mos lejohet të shkelë territorin e Italisë për 5 vite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"