Kur ndryshimi vjen nga stoli, Partizani “merr zemër” nga blerjet e janarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 18:34

Kur ndryshimi vjen nga stoli, Partizani “merr zemër” nga blerjet e janarit

Ekipi i Partizanit bëri shumë blerje në merkaton e janarit, duke filluar nga mbrojtja e deri në sulm. Problemi më i madh i ekipit ishte sulmi, prandaj të kuqtë investuan për të sjellë në ekip Abdurahimin dhe Kardozon, por edhe Cani mund të quhet si një blerje janari, sepse në fazën e parë të sezonit zëre se nuk luajti fare.

29355097_799516296909435_8258480094520673751_o

Në javët e para pas minifazës dimërore, blerjet e Partizanit nuk po jepnin fryte. Asnjëri prej sulmuesve të blerë nuk po arrin të gjenin golin, dhe madje më keq se kaq, nuk po arrinin të fitonin as minuta. Shpresat e ekipit vazhdonin të vareshin te dyshja e zakonshme, Bardhi e Progni.

abdurahimi1

Por në javët e fundit shihet se gjërat kanë ndryshuar. Dëmtimi i Bardhit ndaj Kamzës, i dha mundësinë Abdurahimit të tregonte vetën. Sulmuesi nuk arriti të gjente golin, por bëri një perfomancë mjaft të mirë duke treguar se problemet fizike tashmë i ka lënë mbrapa.

kardozo

Diferencën ndaj Kamzës e bëri një tjetër blerje e janarit, Lukas Kardozo, i cili shënoi golin e tij të dytë me Partizanin. Por, në qoftë se i pari nuk kishte shume vlerë sepse u shënua në goleadën 6-0 ndaj Lushnjës, i dyti ishte “frymëmarrje” për Partizanin. Goli i tij i dha fitoren Partizanit dhe braziliani tregoi cilësi shumë të mira teknike.

29983635_799515183576213_78731906681412599_o

Por të mos harrojmë Çanin. Partizanin mori zemër që nga ajo fitore me Flamurtarin dhe në atë ndeshje shënoi pikërisht Çani, i futur nga stoli. Duket se ndryshimi i Partizanit nuk vjen vetëm nga blerjet e janarit, por edhe nga lojtarët e futur nga stoli…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"