Notat e “Panorama Sport”/ Shqipëria u përmbys nga Izraeli, ja si vlerësohen kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2022 | 14:31

Notat e “Panorama Sport”/ Shqipëria u përmbys nga Izraeli, ja si vlerësohen kuqezinjtë

Shqipëria pësoi një humbje zhgënjyese me përmbysje përballë Izraelit në “Air Albania”, e vlefshme për Ligën e Kombeve. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj notat e lojtarëve që luajtën mbrëmjen e djeshme.

bandicam 2022-06-10 22-35-10-686

BERISHA 6 – Nuk mund të bëjë asgjë te golat, sepse mbrojtja e nxjerr zbuluar, por duhet të ngrejë zërin kur e sheh sembrojtësit kalojnë në aventurë dhe i humbin nga sytë. Kapiteni herë pas here i qorton shokët.

BALLIU 6 – Shërbehet pak, edhe pse gjendet i vetëm shpeshherë dhe me shumë hapësira për të avancuar. Fitoi një penallti të çmuar dhe iu afrua golit në pjesën e dytë. Nuk u dublua si duhet asnjëherë në daljet e shpejta të Solomonit.

ISMAJLI 5 – Një ndeshje e mirë deri te goli i parë i Solomonit. I vendosur keq nuk llogarit hapësirën që ka lënë pas,duke kapur të papërgatitur edhe Gjimshitin.

GJIMSHITI 5 – Mund dhe duhej ta mbyllte më mirë Solomonin te goli i parë. Nuk arrin ta udhëheqë prapavijën si zakonisht dhe shfaq edhe shenja nervozizmi.

VESELI 5,5 – I vendosur mirë në mbrojtje dhe i ashpër në mbulim. Përpiqet t’i bëjë gjërat thjesht dhe ia del, por kombinimi me Hysajn dhe me mesfushën duhet ende të rregullohet (Nga min 84’ Çekiçi – Pa notë. Tenton të ndryshojë diçka me goditjet nga jashtë zone në ato pak minuta në fund, por nuk mjaftojnë).

HYSAJ 5.5 – Është i kujdesshëm në mbrojtje dhe limitohet vetëm që të mos bëjë gabime në duelet me rivalët. Del pak në fazën sulmuese dhe shpeshherë krosimet e tij nuk janë të sakta. Shënon për 2-2, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

ABRASHI 5,5 – Shumë dëshirë për ta fituar një ndeshje si kjo, por entuziazmi shpeshherë e rrëmbeu më shumë sesa duhet. Përplaset disa herë në rolin e Bajramit, braktis zonën e tij më shumë sesa duhet dhe lë hapësira të rrezikshme që e fusin mbrojtjen në panik. Dha dy asiste fantastike për Balliun (Vrioni 84′ – Pa notë. E prek pak topin dhe mundohet të bëjë sponda për Brojën apo Balajn).

ASLLANI 5 – Një pjesë e parë me gabime, jo brenda mundësive të tij. Në pjesën e dytë izolohet krejtësisht dhe Shqipëria nuk arrin të ndërtojë asnjë aksion të rrezikshëm. Të zgjuar izraelitët e markuan ashpër dhe praktikisht e nxorën jashtë loje. Humbi topin në golin e parë të izraelitëve (nga min 59’ Ramadani 5 – Lufton shumë dhe shpesh i duhet të dalë edhe nga roli i tij, por nuk bën asnjëherë diferencën. Konfuz).

BAJRAMI 5,5 – Një start mbresëlënës sepse punon mirë në të majtë, por depërton edhe nga qendra. Më pas rivalët e markojnë në atë pikë sa të mos e prekë topin dhe ai nis të dalë nga pozicioni shpesh, duke mos u kuptuar më si duhet as me Hysajn dhe as me sulmuesit (nga min 67′ Gjasula 5 -Futet për të vendosur rregull në mesfushë, por e ka të vështirë për të kapur ritmin).

UZUNI 6 – I tërbuar në start, teksa shkel gjysmëfushën rivale në çdo centimetër dhe fut në stres mbrojtjen sepse nukarrijnë ta lexojnë. Fiton një penallti që VAR-i ia mohoi dhe ijep shpresë skuadrës me inkursionet e tij. Por shpenzoi shumë energji dhe në pjesën e dytë u izolua me lehtësi sepse skuadra nuk funksionoi më (Balaj 84′ – Pa notë. Reja e fut për të shfrytëzuar shtatlartësinë. Fiton disa duele me kokë, por kjo nuk mjafton).

BROJA 6 – Fuqi, driblime dhe shumë vendosmëri për të lënë shenjë. Dhe ia doli, jo vetëm sepse u tregua i akullt te 11-metërshi, por edhe për panikun që përhapte te rivalët. Por nuk u shërbye kurrë brenda zonës si duhet dhe nuk kombinoi asnjëherë mjaftueshëm për të qenë në pozicion goditës. I vetmuar.

EDI REJA 5 – Me hatër. Shqipëria e tij luan vetëm një pjesë, pastaj përmbyset. Dhe ka afro 3 vite që kemi po të njëjtin problem, por trajneri nuk e zgjidh dot. Të lexueshëm në sulm dhe të brishtë në mbrojtje. Mbrojtës që luajnë në Serinë A dhe një trajner që ka trajnuar një jetë në Itali. Tani po, situata është vërtet shqetësuese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"