Kupa e Shqipërisë, Grupi A / Kualifikohen të mëdhenjtë. Teuta përmbys rezultatin në minutat e fundit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2017 | 17:00

Kupa e Shqipërisë, Grupi A / Kualifikohen të mëdhenjtë. Teuta përmbys rezultatin në minutat e fundit (VIDEO)

Ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë janë mbyllur pa surpriza mes skuadrave pjesëmarrëse pasi kanë kaluar ën fazën tjetër të turneut të gjitha ekipet e mëdha.

 

grupi alijev

Kukësi që ishte mundur përballë Egnatias në ndeshjen e parë, ka fituar lehtësisht 4-0 duke dominuar ndeshjen ndaj skuadrës së qytetit të Rrogozhinës për të prerë biletën për në turin tjetër. Me të njëjtat shifra ka fituar edhe Vllaznia në duelin kundër Kastrioti, me të cilin kishte mbyllur në barazim pa gola ndeshjen e parë.

Majkëll Ngoo ka zgjidhur problemet e Tiranës me dy gola që në minuta e para të ndeshjes, ndërsa e vetmja skuadër e Superiores që ka vuajtur disi për të marrë kualifikimin ishte Teuta. Pas humbjes 1-0 në sfidën e parë ndaj Tërbunit, durrsakëve u duhej të përmbysnin rezultatin në shtëpi dhe ata ia kanë arritur me shifrat 2-0. Por gjithçka ka ndodhur vetëm në 10 minutat e fundit të sfidës, pasi deri atëherë, pavarësisht rasteve të krijuara, ekipi i Maganit nuk gjente dot rrugën e rrjetës.

KUPA E SHQIPËRISË – GRUPI A

Teuta-Tërbuni 2-0 (0-1)
Latif 80′, Lena (p) 83′   

Besëlidhja-Shënkolli 1-0 (2-0)
Bangura 43′ 

Vllaznia-Kastrioti 4-0 (0-0)
Tafili 11′, Ribaj 30′, Borshi (ag) 64′, Vucaj 78′ 

Tirana-Besa 2-0 (2-1)
Ngoo 9′, 13′

Erzeni-Burreli 1-0 (1-2)
Pasha (p) 63′

Kukësi-Egnatia 4-0 (0-1)
Guri 19′, 50′, Krkotiç 25′, Kale 33′

Nesër

13:00 | Kamza-Iliria (2-0)

E papërcaktuar

Mamurrasi – Skënderbeu (0-8)

*** Në kllapa () rezultati i ndeshjeve të para ***

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"