Kundërshtar me Shqipërinë në Ligën e Kombeve, ikona e Bajernit që drejton Gjeorgjinë: Mësojmë në ndeshje të tilla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2024 | 21:30

Kundërshtar me Shqipërinë në Ligën e Kombeve, ikona e Bajernit që drejton Gjeorgjinë: Mësojmë në ndeshje të tilla

Gjeorgjia është një nga rivalët e Shqipërisë në Grupin B2 të Ligës së Kombeve, një rival i cili duhet patur kujdes pasi kishte një rritje të ndjeshme në vitet e fundit nën drejtimin e Uilli Sanjol. Ish-mbrojtësi i njohur francez, i cili ka bërë emër në vitet ku luante te Bajern Mynih, ka arritur të çojë Gjeorgjinë përsëri në play-off të Europianit teksa tani synon që të sigurojë pjesëmarrjen në turne.

wqewewqewqweqwqewq

Ndaj vëmendja e gjeorgjianëve edhe pas shorti të sotëm ishte më shumë te play-off që e pret në muajin mars.

“Disa vite më parë, ekipi kombëtar i Gjeorgjisë luante në Ligën D dhe tani është një skuadër e Ligës B, gjë që tregon se futbolli gjeorgjian është në rrugën e duhur. Presim me padurim të ndeshemi me skuadra të mira. Do të jetë një grup i vështirë, por ne mësojmë nga ndeshje të tilla. Ne duam që kjo të ndodhë shpejt, në mënyrë që sa më shpejt të bëhemi një skuadër edhe më e mirë”, tha fillimisht trajneri i cili ka qenë në pankinën e Gjeorgjisë edhe në barazimin 0-0 në miqësoren e luajtur në “Air Albania” në marsin e vitit 2022.

“Para ndeshjeve play-off të marsit, është e rëndësishme që të takohemi me lojtarët e ekipit kombëtar, të flasim me ata dhe ndjekim ndeshjet e tyre. Është e rëndësishme të jemi në kontakt pasi e dimë se si ndihen aktualisht. Para sfidave play-off do të kem mundësinë të shoh më shumë lojtarë, më shumë ndeshje. Ne duhet të tregojmë aftësitë tona sa më mirë të mundemi ndaj Luksemburgut”, tha Sanjol pas shortit, duke bërë të qartë se mendja e tij tani ishte te play-off në Ligën e Kombeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"