Kulum mungon ndaj Skënderbeut, por rikthen 2 titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 13:43

Kulum mungon ndaj Skënderbeut, por rikthen 2 titullarë

Partizani nuk ka kohë për frymëmarrje, pasi, pas humbjes me Kukësin, duhet të bëjë llogaritë për transfertën e Korçës, që do të luhet të premten, në orën 18:00.

kulum

Për këtë takim, mungesë e sigurt është Milan Kulum, i cili dje u ndëshkua me karton të kuq. Por, për duelin e javës 21 me Skënderbeun, Partizani pritet që t’i kthehen disa titullarë që ishin të penalizuar dje.

trashi batha telushi

Progni mungoi pasi kishte katër kartonë të verdhë, por është gati për Skënderbeun. Batha dhe Trashi e kanë shlyer dje gjysmën e pezullimit të dhënë nga Disiplina dhe pritet që klubi ta shlyejë me gjobë rikthimin e tyre. Mbetet për t’u parë situata e rikuperimit të Telushit dhe Kalarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"