Kukësi projekton Nderim Nexhipin si drejtor sportiv, ja prapaskenat me trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2017 | 12:45

Kukësi projekton Nderim Nexhipin si drejtor sportiv, ja prapaskenat me trajnerin e ri

Ekipi i Kukësit duket se po zien keto ditë, pasi vendi i trajnerit është i lirë në klub, dhe duhet patjetër që të vendoset për emrin e ri, pasi ekipi do të niset për fazën përgatitore në janar.  Në dy-tre ditët e ardhshme pritet të bëhen zyrtare  emrat e trajnerit dhe drejtorit sportiv të ardhshëm.

gjici

Për  trajner janë përfolur shumë emra këto ditë, por ajo që dihet është që Kukësi po tenton të sjellë në vend një trajner të huaj.

Emrat nuk bëhën të ditur, por lista po ngushtohet dhe më të mundshëm janë një austriak, një kroat dhe një gjerman. Ndër trajnerët shqiptarë, emri më i mundshëm është ai i Zekirija Ramadanit.

Nexhipi

Ndërkohë shumë po përflitet edhe për emërimin e Nderim Nexhipit në postin e drejtorit sportiv të Kukësit. Marrveshja është afër, por deri tani nuk ka asgjë zyrtare nga të dyja palët. Nëse Nexhipi emërohet drejtor, me shumë mundësi trajner do të vendoset Zekirija Ramadani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"