Kukësi kërkon qendërmbrojtës, nis negociatat me ish-kapitenin e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2017 | 15:49

Kukësi kërkon qendërmbrojtës, nis negociatat me ish-kapitenin e Teutës

Kukësi mendon për pasardhësin e Albi Allës. Në një kohë që qendërmbrojtësi nuk ka dalë ende në stërvitje dhe ka “krisje” me klubin, drejtuesit i janë futur punës për të gjetur një tjetër alternativë.

rustem hoxha

Dje në mbrëmje, gazeta mëson se verilindorët kanë pasur një takim me Rustem Hoxhën, i cili sezonin e fundit e mbylli me Teutën. Se si do të shkojnë negociatat me mbrojtësin, kjo do të mësohet në ditët e ardhshme.

Futbollisti 25-vjeccar ka qenë pjesë e formacionit titullar të Teutës në tre edicionet e fundit, duke u vlerësuar shpesh si një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim. Ai u shkëput nga ekipi durrsak me pretendimin se do të gjente shumë shpejt një sistemim të ri në Superiore mes skuadrave që luftojnë për objektiva të rëndësishëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"