Kukësi kërkon fitoren ndaj Luftëtari për të mos rrezikuar vendin e 2-të, ja si priten rreshtimet e skuadrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2020 | 16:39

Kukësi kërkon fitoren ndaj Luftëtari për të mos rrezikuar vendin e 2-të, ja si priten rreshtimet e skuadrave

Kukësi u dha fund përgatitjeve në kuadër të ndeshjes kundër Luftëtarit. Ekipit iu desh të dilte në temperatura paksa të larta në stërvitje, pasi rruga drejt Gjirokastrës është e gjatë. Kështu rreth orës 16:30 për një orë skuadra zhvilloi normalisht përgatitjet.

kukesi luftetari

Më pas rreth orës 18:00 u nisën direkt drejt Gjirokastrës. Ekipi ka qenë i plotë, ndërsa është bashkuar me grupin edhe Erhun Obanor, i cili mungon prej rreth 6 javësh. Gjithashtu po punohet edhe me merkaton, ku Kukësi ka arritur marrëveshjen me portierin e ri, Angelos Tafa, të cilin e ndan vetëm leja e kalimit për t’u zyrtarizuar nga klubi.

Edhe pse Kukësi luan ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Luftëtarit të rënë nga kategoria sot në 17:45 në Gjirokastër, trajneri Orges Shehi ua ka bërë të qartë lojtarëve se ky takim kurrsesi nuk duhet toleruar. Kampionati duhet mbyllur patjetër me fitore, pasi në të kundërt rrezikohet edhe vendi i dytë.LUFTETARI KUKESI

Duke parë që Laçi është vetëm dy pikë më pak se Kukësi në tabelë dhe për më tepër luan pasi përfundon ndeshja e verilindorëve në Gjirokastër, kërkohet me çdo kusht fitorja. Atmosfera në ekip është e mirë, ndërsa dje ka festuar ditëlindjen e 27-të edhe Eduart Rroca, teksa shokët e kanë uruar dhe nuk kanë munguar batutat mes tyre. Sot ekipi do të kërkojë të ndihmojë edhe Vasil Shkurtajn për ta mbyllur me sa më tepër gola.

FRO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"