“Kukësi ka cilësi për të mbijetuar”, Devolli: Besoj te fitorja ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 19:05

“Kukësi ka cilësi për të mbijetuar”, Devolli: Besoj te fitorja ndaj Tiranës

Kukësi do të ketë dy ndeshje radhazi ndaj Tiranës në transfertë, së pari për llogari të kampionatit dhe pastaj për sfidën e kthimit në Kupë, sfida që vlejnë thuajse gjithë sezonin për verilindorët.

devolli

Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, një ditë para ndeshjes me Tiranën është shprehur se verilindorët do të synojnë fitoren në këtë transfertë: “Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, pasi jemi të uritur për pikë. Nëse do arrijmë që të bëjmë detyrat tona si duhet, jam i bindur që do të marrim një rezultat pozitiv përballë Tiranës. Skuadra ka cilësi për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar. Kam ardhur këtu pasi besoj te kjo organikë futbollistësh dhe jam I bindur se nëse do arrijmë të jemi bashkë në çdo moment, mbijetesa do të jetë për ne një mision I mundur”.

Pas 30 javësh në kategorinë superior Kukësi mbyll tabelën e klasifikimit me 26 pikë, ndërsa Tirana pozicionohet në vendin e 6-të me 40 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"