Kukësi e dërgoi te ekipi B, Donjet Shkodra: Gjithçka është zgjidhur, duhet të përmirësohem më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 10:28

Kukësi e dërgoi te ekipi B, Donjet Shkodra: Gjithçka është zgjidhur, duhet të përmirësohem më shumë

Donjet Shkodra është një nga lojtarët që ndihmon shumë për skuadrën e Kukësit. Ai u bashkua me verilindorët në merkaton e Janarit, por disa ditë më parë klubit e detyroi që te stërvitej me ekipin B. Tashmë ai ka sqaruar çdo gjë me drejtuesit e klubit. Lojtari në një prononcim për “Supersport” ka thënë:

“Ishte një situatë, pak me një ngërç të vogël. Por është rregulluar e gjitha. Jam i lumtur të vazhdojmë prapë dhe të synojmë qëllimet e klubit.

Mendoj se këto 6 muaj ka qenë një kolektiv jo i keq, por mendoj se individualisht duhet të bëjë më shumë, siç kam bërë në ndeshjet me ekipet e tjera të karrierës sime, që të jap më shumë vulën time.

Teuta? Personalisht këtë vit Teuta ka një ekip të mirë dhe një trajner të mirë. Mendoj se do ia bëj të vështirë çdo ekipi këtë vit. Mendoj se Kukësi nuk do të shkojë ose të luaj një ndeshje me mendimin për të mos e fituar.

Mungesa e Rexhinaldo? E njohim kualitetin e tij. Edhe pse shënoi këto tre gola e kemi ditur kualitetin e tij përapra asaj ndeshje. Mendoj se do ia ndjejmë mungesën, por do të tentojmë që ta bëjmë mos të ndjehet shumë mungesa e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"