Kukësi dhe skuadra e Kategorisë së Parë përgatiten për rifillimin e kampionatit, programohet miqësorja në fundjavë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 13:49

Kukësi dhe skuadra e Kategorisë së Parë përgatiten për rifillimin e kampionatit, programohet miqësorja në fundjavë

Turbina po e vazhdon stërvitjen në kryeqytet, ndërkohë që për në fundjavë kanë programuar një miqësore në kuadër të përgatitjeve për pjesën e mbetur të kampionatit. Cërrikasit do të presin në stadiumin “Nexhip Trungu” Kukësin, ekipin që mban vendin e dytë në Superligë.Turbina-Elbasani

Në këtë test, që do të luhet të shtunën në orën 17:00, trajneri Vladimir Gjoni do të shohë më qartë gjendjen e të gjithë futbollistëve që ka në dispozicion. Trajnerit matjan i duhet të bëjë ndryshime, sepse tashmë është njohur me mungesat që do të ketë në javët e fundit, që janë lojtarët e huaj dhe kapiteni Jaupi.

Ai do të përpiqet të gjejë alternativat më të mira, në mënyrë që skuadra të jetë në gjendje të luftojë fort për objektivin e qëndrimit në Kategorinë e Parë.

M.Miraka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"