Kualifikimi në Europian, Mirel Josa: Silvinjo ka ndryshuar mënyrën e lojës, i ka dhënë shumë kësaj skuadre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 21:06

Kualifikimi në Europian, Mirel Josa: Silvinjo ka ndryshuar mënyrën e lojës, i ka dhënë shumë kësaj skuadre

Trajneri i njohur Mirel Josa pas barazimit ndaj Moldavisë, tha për News 24, thotë se trajneri Silvinjo ishte një zgjedhje e drejtë për kombëtaren shqiptare dhe fal tij, kombëtarja jonë po troket në europian.

ndeshja-1-770x413

“Duhet të kemi parasysh që asnjëherë nuk e kam shikuar se çfarë trajneri duhet të ketë kombëtarja. Unë mendoj se Silvinjo ishte një zgjidhje e drejtë për shkak të rezultatit. Trajneri i ka dhënë shumë kësaj skuadre.

Duhet të lëmë të qetë ekipin kombëtar dhe të vazhdojë rrugën me Silvinjon pavarësisht mënyrës se si punon. Unë jam shumë i kënaqur me këtë trajner pasi për momentin jemi në Evropian dhe djemtë tanë luajnë mirë. Trajneri ka ndryshuar mënyrë loje dhe këtu duhet të jemi të vëmendshëm. Lojtarët që ka sjellë në formacion, i ka dubluar komplet ”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"