Ksavi: Po nuk fituam sot kundër Kadizit, duhet t’ia japim titullin Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 10:02

Ksavi: Po nuk fituam sot kundër Kadizit, duhet t’ia japim titullin Realit

Me tetë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit në La Liga, janë po kaq pikët që ndajnë Barcelonën nga Reali kryesues. Të dielën e ardhshme më 21 prill dy gjigantët do të përballen mes tyre në “Bernabeu”. Por përpara “El Clasico”-s, sot, Reali do të përballet në ishull me Majorkën, ndërsa Barcelona në Andaluzi me Kadizin.

ksavi

Dhe trajneri i katalanasve, Ksavi Hernandez e ka të qartë se në rast të një dështimi kundër Kadizit, Barça duhet t’i thotë lamtumirë garës për titullin në Spanjë, pavarësisht se çfarë do të bëjë Reali. “Kadizi është një ekip agresiv dhe që do të na e bëjë të vështirë. Por nëse ne duam të shpresojmë deri në fund për titullin duhet të fitojmë ndaj tyre. Nëse nuk e bëjmë, atëherë do të jetë më shumë se e vështirë. Ndaj këto janë tri pikë vitale për titullin në La Liga. nëse dëshirojmë, Klasikja kundër Realit do të vlente fare pak”.

Por, përtej faktit se kjo është një ndeshje vitale, Ksavi do të lërë pushim ndonjë prej yjeve të tij, siç është rasti i Ilkaj Gyndoan. “Nuk ka rëndësi se kush do të jetë në fushë kundër Kadizit. Për ne janë tri pikë shumë të rëndësishme. Parisi? Nuk dua të mendoj për PSG-në në këto momente. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme përpara në La Liga”, tha Ksavi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"