Kryeqyteti i Moldavisë do të vishet kuq e zi, 200 shqiptarë nga Suedia në mbështetje të Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2023 | 22:35

Kryeqyteti i Moldavisë do të vishet kuq e zi, 200 shqiptarë nga Suedia në mbështetje të Kombëtares

Kilometrat janë të papërfilshme kur bëhet fjalë për Kombëtaren. Tifozë nga anë e mbanë botës, udhëtojë për të përkrahur djemtë kuq e zinj, që janë një hap larg zyrtarizimit të pjesëmarrjes në Kampionatin Europian. “Panorama Sport” mëson se drejt Kishinaut, së fundmi janë nisur një grup prej rreth 40 emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Suedi.  

MixCollage-16-Nov-2023-10-34-PM-7149

Bëhet me dije se rreth orës 22:00, ata janë nisur nga Stokholmi për në Bukuresht dhe më pas nga kryeqyteti rumun do të udhëtojnë me autobuz drejt kryeqytetit të Moldavisë, për të ndjekur në stadium, “finalen” Moldavi-Shqipëri, me shpresën se kuqezinjtë e Silvinjos, do të sigurojnë matematikisht kualifikimin. 

Sipas emigrantit Kastriot Idrizi që jeton e punon në Stokholm do të jenë 200 shqiptarë nga Suedia në stadiumin ‘Zimbru’. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"