Kryendeshja Teuta-Vllaznia, zbulohen 6 arbitrat që do të vendosin drejtësi në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2021 | 12:53

Kryendeshja Teuta-Vllaznia, zbulohen 6 arbitrat që do të vendosin drejtësi në Durrës

 Do të luhet duke filluar nga ora 16:00, kryendeshja e javës së 22-të në Kategorinë Superiore, mes Vllaznisë kryesuese dhe Teutës së vendit të 3-të.

ridigert cokaj rejdi avdo enea jorgji

Për këtë ndeshje, FSHF-ja ka caktuar që të jenë 6 arbitra që do të vendosin drejtësinë.

Në “Niko Dovana”, arbitër kryeso do të jetë Enea Jorgji, i ndihmuar nga dy anësorët, Rejdi Avdo dhe Ridiger Çokaj. Arbitër i katërt do të jetë Arbër Zalla, ndërsa pas portave do të jenë Roxher Muska dhe Ardian Beqiri.

Kjo është vlerësuar si ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave dhe për këtë arsye FSHF ka vendosur t’ia besojë 6 arbitrave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"