Kriza prej koronavirusit, te Partizani kërcënohen…”milionerët”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2020 | 10:30

Kriza prej koronavirusit, te Partizani kërcënohen…”milionerët”

Pandemia “COVID-19” pritet të lërë gjurmë në mbarëvajtjen e jetës në vazhdim, madje pritet që të kemi edhe rregulla të reja. Pa dyshim edhe futbolli do të preket shumë nga ky virus, aq më shumë kur po bëhen gati dy muaj që është pezulluar çdo aktivitet sportiv. Pjesë e rregullave të reja do të jetë edhe Partizani, i cili ka nisur të përshtatet me ekzistencën gjatë dhe pas pandemisë. Reduktimi i pagave të larta mbetet i pashmangshëm, kryesisht për periudhën që topi nuk rrotullohet.

partizani 111

Ndryshimet në merkaton e verës së shkuar bënë që në radhët e Partizanit të shtohen lojtarët milionerë, por gjasat janë që në sezonin e ri kjo politikë pagash nuk do të ndiqet, ndaj më të paguarit hyjnë te lista e operacionit “fshesa”. Për shkak të kësaj krize globale, pritet që në sezonin e ri niveli i pagave të ulet te Partizani. Reduktimi i pagave të milionerëve do të jetë funksional edhe për periudhën e karantinës aktuale. Përveç “pagës së luftës” të akorduar nga FSHF-ja në këtë periudhë izolimi, klubi u garanton futbollistëve dhe punonjësve të tyre edhe pagën që derdhet në bankë. Lajm i mirë është se reduktimi i pagave nuk prek punonjësit e thjeshtë dhe lojtarët me rroga jo të larta.

Goditje në këtë periudhë do të marrin “milionerët” që me shumë mundësi për këtë periudhë izolimi do të përfitojnë vetëm 30% të shifrave që kanë marrë normalisht më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"