Kriza nuk po merr fund te Napoli, Ançeloti merr vendimin për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 13:44

Kriza nuk po merr fund te Napoli, Ançeloti merr vendimin për…

Kriza nuk ka ndërmend të marrë fund te Napoli dhe kështu Ançeloti ka marrë situatën në dore dhe ka  vendosur që të grumbulloj skuadrën që prej ditës së mërkurë.

napoli

Kjo do të thotë se lojtarët e Napolit janë të detyruar të qëndojnë të gjithë bashkë, që prej ditës së mërkurë dhe deri në ndeshjen e radhës, me Udinezen, që do luhet ditën e shtunë.

Napoli ka 6 ndeshje pa fituar në kampionat dhe humbja e djeshme nga Bolonja, duket se ka lëkundur disi Ançelotin që ka marrë këtë vendim.

Kujtojmë që lojtarët e skuadrës “partenopei” u gjobitën, pak ditë më parë, pasi refuzuan të grumbulloheshin, pas ndeshjes me Salcburgun.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"