Kriza e Junajtid, flet legjenda e Uellsit: Këtë sezon mund të na shpëtojë vetëm…Ibrahimoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 18:44

Kriza e Junajtid, flet legjenda e Uellsit: Këtë sezon mund të na shpëtojë vetëm…Ibrahimoviç

Mançester Junajtid po kalon një formë shumë të keqe në këtë fillim sezoni, teksa në 8 ndeshje të zhvilluara ka mbledhur vetëm 9 pikë.0-manchester-united-goal

Skuadra e drejtuar nga Solskjaer renditet në vendin e 12-të, teksa nuk njohin fitore prej 3 ndeshjes në kampionat. Një situatë aspak e mirë në ekip, aty ku pritshmëritë në fillim të sezonit ishin shumë të mëdha.

Për këtë ka folur edhe një ish-lojtar i “djajve të kuq”, si Klajton Blekmor, i cili luajti nga 1982 deri në 1994 për Junajtid.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, legjenda e Uellsit ka thënë se ekipit i duhet një lojtar si Ibrahimoviç: “I vetmi që mund të na shpëtojë nga kjo situatë është Ibrahimoviç. Nuk është e vështirë për ta marrë.

Ndoshta nuk luan aq mirë sa dikur, por ne kemi nevojë për atë pasi është shumë i fortë. Klubi duhet të përpiqet ta marrë atë në janar.”, u shpreh 55-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"