Kritikat e Nevil Dedes: Tirana horror, nuk meritonte as barazimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 20:59

Kritikat e Nevil Dedes: Tirana horror, nuk meritonte as barazimin

Ish-kapiteni i Tiranës, Nevil Dede ka kritikuar ashpër skuadrën bardheblu pas barazimit në transfertë ndaj Skënderbeut, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Sipas Dedes skuadra në pjesën e dytë ishte horror dhe nuk meritonte as barazimin.

11111-1-499x280

“Tirana ishte horror në pjesën e dytë dhe me atë që tregoi mendoj se nuk meritonte as barazimin. Përjashto deri diku Hasanin dhe Balazhevskin që u munduan të qarkullonin disi topin në pjesën e parë, më pas Tirana nuk e mbante dot në këmbë as dy sekonda

S’përballon dot një ndeshje pa tifozë kundërshtarë dhe kjo gjë më duket e pakuptimtë. Bënë një fillim të mirë dhe arritën të gjenin dhe golin, por unë nuk e kuptoj se pse Ze Maria nuk bëri ndryshime në formacion. Jeni duke fituar 0-1 kundër kampionëve në fuqi, logjika është të mbrohesh. Nuk luhet në sulm kundër Skënderbeut. Për mua Ze Maria gaboi, ka ndërtuar një skuadër që nuk di të mbrohet. ”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"