EKSKLUZIVE/ Kritika për futbollistët gafaxhinj, Dede ngre zërin dhe kërkon perfeksion nga grupi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 8:36

EKSKLUZIVE/ Kritika për futbollistët gafaxhinj, Dede ngre zërin dhe kërkon perfeksion nga grupi

Nevil Dede shkund Tiranën duke ng ritur zërin në stërvitje. Duke pranuar me batutë se Tirana ia dhuroi vetë fitoren Vllaznisë, trajneri i sapoemëruar i bardhebluve ka zhvilluar një seancë të gjatë stërvitore ku është punuar vetëm taktikisht në dy drejtime.

Nevil Dede Tirana

Si fillim skuadra duhet të mësonte se si të shkonte te goli, duke i servirur topin repartit të sulmit. Drejtimi i dytë kishte të bënte me fazën mbrojtëse, ku skuadra duhet të mbulonte dhe të dilte me shpejtësi në kundërsulm. Të gjithë janë qortuar nga Dede, i cili nuk ka falur asnjë gabim të titullarëve. Ndonëse është parë formacioni titullar, trajneri i Tiranës ka alternuar lojtarët që ka pasur në dispozicion, ndonëse një pjesë e tyre ishin te skuadra U21 që luante në Durrës.

ANALIZA – Për 20 minuta rresht, Dede ka analizuar ushtrimet taktike që do të bënin në fushën e lojës. Jo vetëm analizë taktike, por edhe analizë të kundërshtarit bëri Dede. Larg qëndruan stafet ndihmëse, ndërsa drejtori teknik pa me kujdes punën e trajnerit. Gjatë gjithë kohës Dede skicoi skema të ndryshme në ndihmë të skuadrës. Pas analizës ekipi nisi stërvitjen.

NEVIL-DEDE-e1605302124632

KËRKESAT – Kërkesat e trajnerit kanë qenë shumë të mëdha. Dede ka ngritur zërin në çdo gabim që bënte skuadra. Më i masakruari Sasraku që gaboi pa fund para portës dhe mbrojtja derisa këta të fundit ia dolën të bllokonin kundërshtarin.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"