Kristi Vangjeli: Preka topin, nuk ishte penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2015 | 13:51

Kristi Vangjeli: Preka topin, nuk ishte penallti

Bate-Skenderbeu 0-0, Vangjeli ne dyluftim

Kristi Vangjeli ka shkuar menjëherë të shikojë pamjet e rastit të penalltisë. Për “Supersport”, pas ndeshjes, mbrojtësi deklaroi se nuk ishte i sigurt nëse e kishte prekur topin para se të kishte kontakt me lojtarin kundërshtar apo jo.

“Unë di t’ju them se unë preka më parë topin dhe më pas kundërshtarin. Pastaj nuk ka goditje nga ana ime dhe topi ka ikur në krahun e kundërt. Nëse preka topin në fillim, atëherë nuk kemi të bëjmë me penallti, pasi me Hoxhën pata kontakt vetëm kur unë vura këmbën në tokë. Ndaj e them me siguri që nuk ishte penallti”, ka thënë Vangjeli. Ndërsa për ish-arbitrin e njohur Bujar Pregja, rasti i dyshimtë në takimin e djeshëm në Skënderbeu-Kukësi ishte penallti. Në analizën e këtij momenti deciziv, i cili vendosi në një farë mënyre edhe baraspeshën në stadiumin e Korçës, ai tha se arbitri Lorenc Jemini ishte fare pranë aksionit dhe pa qartazi kontaktin mes dy lojtarëve.

“Nëse e shikojmë me kujdes pozicionin e gjyqtarit dhe rrjedhën e aksionit, të lë të kuptosh se kemi të bëjmë me një penallti. Duket se lojtari i Skënderbeut (Vangjeli) ndërhyn për të kapur topin dhe ndal në mënyrë të parregullt lojtarin e Kukësit (Hoxha). Sakaq, duhet parë edhe reagimi. Lojtarët e Skënderbeut dhe në veçanti Vangjeli nuk protestoi, pasi kuptoi se mund të kishte gabuar. Kështu, në gjykimin tim, Jemini ka vepruar drejt që e dha atë penallti, paçka se mbetet një penallti e diskutueshme”, tha Pregja. Sakaq, debati ka qenë edhe për faktin nëse duhej të jepej një 11- metërsh i tillë në minutën shtesë apo jo. Për Pregjën, kjo gjë as që duhet të diskutohet, pasi edhe shtesë është pjesë e lojës.

“Koha kur është dhënë penalltia nuk ka lidhje fare, pasi, deri në momentin kur arbitri vërshëllen për përfundimin e ndeshjes, mund të kemi raste të tilla, të cilat konsiderohen si pjesë e lojës. Sigurisht që askujt nuk i pëlqen që të humbasë në kohën shtesë, por e thashë që arbitri është aty për të verifikuar çdo moment”, sqaroi Pregja në “Procesin Sportiv”. Duhet saktë- suar se ajo penallti i hoqi dy pikë Skënderbeut, me të cilat sot do të ishte në krye të renditjes me pikë të barabarta me Kukësin dhe Tiranën, por me golavarazh më të mirë sesa dy skuadrat e tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"