Krahasimi sipas “Transfermarkt”/ Duel 11 milionësh, “demat” e Partizanit dhe Egnatia janë më të shtrenjtat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 20:17

Krahasimi sipas “Transfermarkt”/ Duel 11 milionësh, “demat” e Partizanit dhe Egnatia janë më të shtrenjtat

Të dielën në orën 15:00 ndeshen dy ekipet më të shtrenjta të Kategorisë Superiore, sipas vlerësimit të “Transfermarkt”. Partizani, edhe pse nuk e ka treguar në renditje, është skuadra më me vlerë e futbollit shqiptar, me një diferencë të konsiderueshme me skuadrat e tjera.

IMG_7765

Lojtarët e kuq vlejnë së bashku plot 6.45 milionë euro. Përveç kësaj, kanë edhe lojtarin më të shtrenjtë të kampionatit, Arinaldo Rrapajn. “Topi i Artë” i sezonit të shkuar kushton 650 mijë euro. Egnatia është skuadra e dytë më e shtrenjtë, me 4.53 milionë euro.

Rrogozhinasit, edhe pse janë ngjitur në elitë vetëm para pak sezonesh, po e ndërtojnë me shpejtësi reputacionin e tyre në futbollin shqiptar dhe tashmë e shohin veten të sfidojnë kokë më kokë emra të mëdha. Lojtari më i shtrenjtë i tyre është Fernando Medeiros, 450 mijë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"