Kosova U-19 mposht Izraelin me përmbysje, shanse për kualifikim në sezonin debutues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2017 | 20:16

Kosova U-19 mposht Izraelin me përmbysje, shanse për kualifikim në sezonin debutues

Kosova U-19 ka fituar me rezultatin 1-2 me përmbysje ndeshjen përballë Izraelit, e vlefshme për Grupin 6 të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-19 “Finlandë 2018”.

kosova u19

Almong kaloi Izraelin në avantazh në minutën e 32-të, por Leutrim Kryeziu realizoi dy gola në minutat 41 dhe 44 duke përmbysur shifrat.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Austria mposhti Lituaninë me rezultatin 2-0.

Në ndeshjen e fundit Kosova luan përballë Lituanisë që deri tani ka pësuar dy humbje. Në rast fitoreje, të besuarit e Ramiz Krasniqit do të kualifikoheshin për në Raundin Elitë që në sezonin e tyre debutues. Kosova do të kualifikohet gjithashtu nëse del barazim dhe Izraeli nuk fiton ndaj Austrisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"