Kosova jep verdiktet e sezonit: Ka të rënë nga kategoria, por jo kampionë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 22:57

Kosova jep verdiktet e sezonit: Ka të rënë nga kategoria, por jo kampionë

Ndryshe nga basketbolli shqiptar, ku ende vijojnë debatet dhe diskutimet për sa i përket rikthimit në parket, Kosova ka vendosur që t’i pezullojë të gjitha aktivitetet për shkak të pandemisë. Ndërsa dje Federata e Basketbollit të Kosovës unanimisht ka marrë vendimin në vijim lidhur me verdiktet përfundimtare të sezonit 2019-2020.
Basketboll5 kosova

Bordi Ekzekutiv i FBK-së ka vendosur që në asnjë kategori të mos shpallet skuadra kampione, por renditja në radhët e meshkujve do të merret për bazë renditja deri në momentin e ndërprerjes, e cila do të përcaktojë ekipet që ngjiten dhe bien nga kategoritë. Kështu, verdiktet finale të edicionet 2019-2020 në sportin e koshit në Kosovë, janë: KB Lipjani, i renditur në vendin e fundit, dhe KB Feronikeli, i renditur në vendin e parafundit në Superligë, bien në një kategori më poshtë, ku në edicionin 2020-’21 të garojnë në Ligën e Parë të Meshkujve. KB Trepça, e renditur e shtata në Superligë, do të zhvillojë ndeshje “play out”-it për të luftuar për mbijetesën në Superligë. KB Vëllaznimi, i renditur në vendin e parë në Ligën e Parë promovohet në elitën e basketbollit kosovar, ku në edicionin 2020- ’21 do të jetë në Superligën e Kosovës. Ndërkohë, Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se nuk do të delegojë asnjë skuadër në edicionin e ardhshëm të “Basketball Champions League”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"