Koronavirusi “infekton” dhe financat, 525 milionë euro borxh për gjigantin e futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 21:19

Koronavirusi “infekton” dhe financat, 525 milionë euro borxh për gjigantin e futbollit

Pasoja ekonomike të ndërprerjes së kampionateve të futbollit prej koronavirusit po ndihen jo vetëm te klubet e vogla, por dhe te superfuqitë e futbollit.
mancester junajtid
Mediat e huaja raportojnë se borxhi i klubit të Mançester Junajtid është rritur me 42% nga 203 milionë e 840 mijë euro në 525 milionë euro, ndërsa në këtë periudhë, “Djajtë e Kuq” duhet të paguajnë kompanitë transmetuese të ndeshjeve të Premier Ligës rreth 18 milionë euro.

Barcelona, Roma, etj kanë zbuluar se po pësojnë humbje të mëdha financiare për shkak të rritjes së borxheve prej ndërprerjes së aktiviteteve futbollistike.

Në këtë situatë, shumë klube kanë pranuar të reduktojnë pagat e lojtarëve dhe punonjësve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"