Koronavirusi i ndërpreu sezonin fantastik, ja çfarë mesazhi ka Muriqi për fansat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 16:40

Koronavirusi i ndërpreu sezonin fantastik, ja çfarë mesazhi ka Muriqi për fansat

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi po kalonte një sezon fantastik me skuadrën e Fenerbahçes, të cilës iu bashkua merkaton e verës së kaluar, derisa kampionati u ndërpre për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Muriqi

25 vjeçari është i 3-ti në listën e golashënuesve të këtij sezoni në Superligën Turke, me 13 gola të shënuar, por kjo nuk ka rëndësi tashmë për të më shumë sesa zgjidhja e situatës së krijuar si pasojë e COVID-19.

Muriqi

 

“E gjithë bota po kalon momente të vështirë. Ju lutem, respektoni rregullat dhe këshillat që na janë dhënë. Qëndroni në shtëpi me të dashurit tuaj”, shkruan ai në Twitter-in e “Fanatik”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"