Korabi bën ultimatum për FSHF-në, Haxhiu nuk tërhiqet për gjyqtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2017 | 18:08

Korabi bën ultimatum për FSHF-në, Haxhiu nuk tërhiqet për gjyqtarët

Klubi i Korabit ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp nëpërmjet të cilës ka kërkuar një trajtim të drejtë nga FSHF-ja për sa i përket gjykimit. Dibranët mendojnë se janë penalizuar ndjeshëm nga vendime të gabuara të gjyqtarëve në këtë sezon, ndaj u kanë dërguar atyre një dosje me gabimet që kanë bërë.

korabi skenderbeu

“Ky është një ultimatum, ne kemi dorëzuar dosjen me pamjet filmike në FSHF me 11 episode që na kanë penalizuar. Duam drejtësi dhe garë të ndershme. Skuadra jonë nuk e prish garën, por nëse këto raste vazhdojnë do të thotë që gara prishet nga individët përgjegjës në federatë”, u shpreh drejtori i klubit, Fehmi Mziu, duke mos përjashtuar kësisoj edhe një bojkot të mundshëm të Korabit.

Ndërkaq, temë e nxehtë në ditët e fundit kanë qenë edhe etiketimet si “bastard” të gjyqtarit Klajdi Kola nga trajneri Gerd Haxhiu, për të cilin parashikohet një masë ndëshkimore nga Komisioni i Disiplinës.

haxhiu

“Nuk ishte një deklaratë emocionale, por diçka e akumuluar, pas shumë episodeve kundra. Ai ishte një etiketim, jo një sharje. Unë nuk kam qenë asnjëherë një trajner problematik për gjyqtarët apo për Komisionin e Disiplinës dhe duke shqyrtuar pamjet nuk mendoj se fjalët e mia do të merren në shqyrtim”, tha Haxhiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"