Kontratë 4-vjeçare, Maldini bind futbollistin e Realit. Ja detajet e marrëveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2019 | 10:44

Kontratë 4-vjeçare, Maldini bind futbollistin e Realit. Ja detajet e marrëveshjes

Pas Bajer Leverkusenit, edhe Napoli është përfshirë në garën për shërbimet e Teo Hernandezit, por francezi me sa duket ka bërë zgjedhjen e tij. Sipas të gjitha gjasave do të përfundojë te Milani, sepse përveç fjalës së dhënë Maldinit, kuqezinjtë plotësojnë edhe një kusht të Realit siç është e drejta e riblerjes. Fondi “Elliott” ka miratuar fondin prej 20 milionë eurosh, të cilat do të derdhen në arkat e klubit nga kryeqyteti spanjoll.

France+Theo+Hernandez+Malaga+vs+Real+Madrid+g3OeydZWD37l

Në një kohë që bilancet janë pjesa më delikate, drejtuesit e “Djallit” thuhet se po mundohen të shesin Rikardo Rodrigezin në Bundesligë, ku zvicerani ka jo pak admirues. I ardhur nga Volfsburgu në verën e 2017-ës, 26-vjeçari nuk bind, pavarësisht se në dy sezone si kuqezi ka qenë një lojtar formacioni. Në rast se vishet kuqezi, spanjolli do të arkëtojë 2 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhshme, ndërsa Reali do të ketë të drejtën ta riblejë për 30 milionë euro.

Integrimi te Milani – Herndandez është misioni i parë i marrë përsipër nga Maldini pas emërimit në rolin e drejtorit teknik kuqezi. Si një njohës i mirë i rolit, legjenda kuqezi sheh të francezi interpretuesin ideal të rolit të mbrojtësit të majtë, me 21-vjeçarin që garanton vrapime në krah dhe krosime të sakta.

La-Liga-Real-Madrids-Theo-

Me tipare ofensive, Teo ofron një interpretim ndryshe të rolit. Në skemat e Xhampaolos mëngjarashi do të jetë një mbështetje konstante në krah si për mesfushorët, ashtu edhe për sulmuesit, të cilët do të kenë mundësi të përfitojnë nga krosimet e tij të sakta.

Herndandez i afrohet Milanit me një përvojë trevjeçare në nivelin më të lartë të futbollit spanjoll, kur përveç Atletikos, ka luajtur edhe një sezon me Realin. Huazimi në vitin e fundit te Real Sociedad i dha mundësi të shprehë potencialin e tij, ndaj jo më kot në akordin me Milanin, Florentino Perez ka këmbëngulur për të ruajtur të drejtën e riblerjes.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"