Kontrata e Ze Marias me Tiranën, zbulohen prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2018 | 13:53

Kontrata e Ze Marias me Tiranën, zbulohen prapaskenat

U bë më shumë se një muaj që flitet për Ze Marian dhe të ardhmen e tij te Tirana. Dhe gjithnjë kur përmendet e ardhmja e tij, është folur për rinovim. Ishte nënkuptuar që trajnerit i skadonte kontrata këtë fundsezoni. Dhe kjo bindje është përforcuar prej deklaratave që ka dhënë edhe vetë trajneri në mediat, ku ka përmendur pikërisht termin “zgjatje të marrëveshjes”. Por, duket se historia është krejt ndryshe.

Ze Maria

Braziliani është nën kontratë edhe për vitin tjetër te bardheblutë. Pra, nuk bëhet aspak fjalë për rinovim. Megjithatë, një “kleçkë” ekziston edhe këtu. Konfirmimi i tij duhet të vijë me vullnet dypalësh, pasi është lënë që me mbylljen e sezonit të parë (që zyrtarisht mbaron me finalen ndaj Kastriotit), duhet që të gjendet akordi për një tjetër vit, që +1 të bëhet aktiv.

Pozitat e trajnerit në krye të Tiranës janë disi të çuditshme, pasi në disa momente qëndrimi i tij duket gati i sigurt, në të tjera mund ta thuash me siguri se është i ikur. Se si do të procedohet me të ardhmen e tij, kjo mbetet për t’u parë në vazhdim. Vetëm pasi Ze Maria dhe presidenti Refik Halili të ulen për të bërë një bisedë zyrtare për kontratës, mund ta themi me siguri nëse ai do të jetë në “timon” edhe në Superiore apo jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"