Kontestoi zyrtarët, gjobë e majme dhe pezullim për Igli Taren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2017 | 20:59

Kontestoi zyrtarët, gjobë e majme dhe pezullim për Igli Taren

Igli Tare, u bë sërish protagonist këtë javë në Itali, kur në pushimin ndërmjet pjesëve, zbriti në tunelin e stadiumit Olimpico, dhe u kap me zyrtarët e ndeshjes Lacio-Torino, pas kartonit të kuq që arbitri i ndeshjes dha për Çiro Imobilen.

tare

Drejtori shqiptar shprehu pakënaqësitë për drejtimin e ndeshjes, por tashmë komisioni i disiplinës pranë federatës italiane të futbollit, e ka dënuar me 5000 euro gjobë për këto veprime, si dhe 1 javë pezullim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"