Konte shkarkohet nga Totenhemi, ja pesë emrat që përfliten se do të zëvendësojnë italianin te Spërsat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 14:41

Konte shkarkohet nga Totenhemi, ja pesë emrat që përfliten se do të zëvendësojnë italianin te Spërsat

Antonio Konte nuk do të jetë më trajneri i Totenhemit, me lajmin që e ka konfirmuar vetë klubi anglez pas deklaratës së bujshme që italiani dha duke sulmuar lojtarët dhe drejtuesit.

KONTE 1

Këta të fundit kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin e 53-vjeçarit dhe duket se në listë janë pesë emra të cilët cilësohen si të rëndësishëm.

I pari është ai i Julian Nagelsman, i cili pak ditë më parë u shkarkua nga Bajerni i Mynihut. Gjithsesi do të jetë e vështirë për të bindur gjermanin, duke parë që në garë për të është edhe Reali i Madridit.

NAGELSMAN

Pas tij në listë është ish-trajneri i Barcelonës dhe Spanjës, Luis Enrike. Pas e mbylli me kombëtaren “La Roja”, 52-vjeçari është i gatshëm të bisedojë me çdo klub që kërkon shërbimet e tij, por në garë për të ndodhet edhe Milani, me kuqezinjtë që mendojnë për një shkarkim të mundshëm të Piolit nëse nuk arrihet Champions-i vitin e ardhshëm.

LUIS ENRIKE 1

Emri i tretë, i cili gjithashtu është lakuar shumë së fundmi është ai i Mauricio Poçetinos. Argjentinasi nuk ka gjetur ende një skuadër që pas shkarkimit nga PSG-ja verën e kaluar dhe duket se mund të ishte emri i duhur duke parë dhe që tifozët me lojtarët e duan.

pocetino kejn

Në listë ndodhet një tjetër italian për të zëvendësuar Konten dhe ai është Roberto De Zerbi, i cili qëkur ka ardhur në Angli ka bërë mjaft mirë me Brajtonin.

skysports-roberto-de-zerbi_5906150-770x433

I fundit, por jo më pak i rëndësishmi është ai i Oliver Glasner. Trajneri austriak ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane pas punës së mirë të bërë me Aintrahtin e Frankfurtit, ku përfshihet dhe Reali i Madridit. Gjithsesi duket se Spërsat po shqyrtojnë dhe situatën me Nagelsmanin duke parë që dhe për gjermanin rivali kryesor ngelen madrilenët.

olivier-Glasner

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"