Konte nuk i ndahet lojtarëve të Interit, Totenhemi i ofron zikaltërve mesfushorin në këmbim të titullarit të mbrojtjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 13:19

Konte nuk i ndahet lojtarëve të Interit, Totenhemi i ofron zikaltërve mesfushorin në këmbim të titullarit të mbrojtjes

Totenhemi i Antonio Kontes duket se e ka startuar me ritme të larta këtë merkato transferimesh, me teknikun italian që po e fokuson vëmendjen te ish-lojtarët e tij te Interi. Me Ivan Perisiç që duket shumë pranë një transferimi në Londër, Konte i ka kërkuar Totenhemit të bëjë një tentativë për të afruar në skuadër mbrojtësin ziklatër, Stefan De Vraj, me klubin anglez që duket gati të përfshijë mesfushorin Lo Celso për të arritur te holandezi.

de vraj

Sipas raportimeve nga “BlastingnewsItalia”, kjo hipnozë duket e realizueshme për shkak të nevojës së Interit për përforcimet në mesfushë si dhe largimit gati të sigurt të De Vraj nga skuadra në këtë sesion merkatoje.

56456464

Problemi qëndron se ziklatërit do të donin që se bashku me kartonin e Lo Celso të përfitonin dhe një shumë parash që mund të ndihmonin në bilancet e sezonit përsa i përket shitjeve në skuadër.

Negociatat vazhdojnë me Antonio Konten që është në pritje të ribashkimit me De Vraj, për ta vendosur holandezin në qendër të mbrojtjes së Totenhemit për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"