Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, mbrojtësi i Renovës firmos për Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2021 | 14:41

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, mbrojtësi i Renovës firmos për Laçin

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, skuadra e Laçit ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Renovës, Bashkim Velija.

BASHKIM VELIJA

27-vjeçari do t’i bashkohet nesër skuadrës së Shpëtim Duros. Velija ka qenë një titullar i padiskutueshëm këtë sezon te Renova e Tetovës, duke u aktivizuar në 32 takime.

Ai ka arritur madje edhe të shënojë një gol këtë kampionat, pikërisht në barazimin 3-3 ndaj Vardarit në transfertë.

Mbrojtësi shihet nga tekniku Duro si një përforcim i madh dhe shihet si një vlerë e shtuar për organikën e skuadrës kurbinase.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"