EKSKLUZIVE/ Laçi bën “pazar” në Maqedoninë e Veriut, zbulohet mbrojtësi që pritet të firmosë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2021 | 9:40

EKSKLUZIVE/ Laçi bën “pazar” në Maqedoninë e Veriut, zbulohet mbrojtësi që pritet të firmosë

Laçi kërkon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri dhe për më tepër për Europën.

BASHKIM VELIJA

“Panorama Sport” zbulon se skuadra që drejtohet nga Shpëtim Duro ka shfaqur interesim konkret për mbrojtësin e Renovës në Maqedoninë e Veriut, Bashkim Velija. 27-vjeçari, i cili prej shumë vitesh është pjesë e kësaj skuadre në Superligën maqedonase, shihet si një përforcim i rëndësishëm në krahët e mbrojtjes, teksa mund të luajë si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë.

Burime të besueshme të gazetës pohojnë se palët kanë nisur kontaktet e para dhe me shumë gjasa pritet që të arrihet një marrëveshje, me mbrojtësin që shumë shpejt mund të vishet bardhezi. Mësohet se edhe dëshira e futbollistit është të provojë një aventurë në vendin tonë, për më tepër në ekipin e Laçit, i cili merr pjesë thuajse rregullisht në Kupat e Europës.

Velija ka qenë një titullar i padiskutueshëm këtë sezon te Renova e Tetovës, duke u aktivizuar në 32 takime. Ai ka arritur madje edhe të shënojë një gol këtë kampionat, pikërisht në barazimin 3-3 ndaj Vardarit në transfertë. Mbetet për t’u parë nëse ky “operacion” do të finalizohet me sukses në ditët në vijim.

BAS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"