Konfirmohen dy raste me Koronavirus në Shqipëri, kryeministri Rama: Pezullohen aktivitetet sportive në vend

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 0:43

Konfirmohen dy raste me Koronavirus në Shqipëri, kryeministri Rama: Pezullohen aktivitetet sportive në vend

Koronavirusi ka mbërritur edhe në Shqipëri së fundmi, teksa janë prejkur dy persona babë e bir, të cilët janë edhe të parët në vendin tonë që preken me këtë virus famë keq.ram1

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë ditën e sotme mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë pas konfirmimit të dy rasteve me Koronavirus në vendin tonë.

Për këtë arsye, Rama është shprehur se do të mbyllen të gjitha aktivitetet sportive, në mënyrë që ky virus famëkeq të mos sjellë më shumë probleme. “Do të mbyllen të gjitha institucionet arsimore, sportive dhe kulturor në vend, pasi të rinjtë mund të transmetojnë virusin deri në 3 prill. Do kërkojmë anullimin e të gjitha grumbullimeve masive deri në datën 3 prill për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi”.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me dy ndeshjet e planifikuara që do të zhvillohen ditën e sotme, ajo mes Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani.

Ekziston edhe mundësia që ndeshjet deri në 3 prill të luhen pa praninë e tifozëve. Megjithatë në orët e ardhshme pritet të mësohen më shumë detaje përsa i përket kësaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"