Kompletimi i strukturës drejtuese, Kombëtarja me menaxher të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 10:00

Kompletimi i strukturës drejtuese, Kombëtarja me menaxher të ri

Në Kombëtaren shqiptare ka nisur edhe kompletimi i strukturës drejtuese që përbën stafin menaxherial. Pas Europianit në Francë, kur Bushi u largua, posti i menaxherit të Kombëgtares mbeti vakant dhe për një periudhë u mbulua nga Keidi Tomori, që aktualisht mban postin e drejtorit administrativ në FSHF.

437525_TS_12-11-18_2652175641_

Dje, në krah të Panuçit në konferencën për shtyp është prezantuar edhe menaxheri i ri i Kombëtares, Erand Ibrahimi. Krahas sportit përpara mediave, ai do të jetë edhe personi zyrtar pranë skuadrës përfaqësuese në vijim, pa pasur lidhje me stafin teknik të trajnerit, por duke qenë personi i zgjedhur nga FSHF për të mbuluar këtë post.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"