Kombëtarja U-16, Shqipëria fiton pastër me Lituaninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2019 | 13:17

Kombëtarja U-16, Shqipëria fiton pastër me Lituaninë

Kombëtarja e Shqipërisë U-16 ka arritur të fitojë 3-0 ndaj Lituanisë në turneun “Internation U-16 Tournament” që po zhvillohet në Turqi.

komb-16

Djemtë e Beqirit kanë arritur të fitojnë 2 takime dhe të humbasin 1. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërkohë që në fraksionin e dytë kuqezinjtë e vegjël e kanë gjetur edhe 2 herë golin.

Shqipëria: Simoni, Zhuzhi, Pano, Zabeli, Kurbasha, Neziri, Kote, Stafa, Halili, Bajratari, Çereni.

Ky është bilanci i Shqipërisë U-16, në këtë turne:

15 Prill, Shqipëri 1-0 Bjellorusi
17 Prill, Turqi 1-0 Shqipëri
19 Prill, Lituani 0-3 Shqipëri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"