Kombëtarja me sytë nga Superiorja, por tani sepse ka biznes në mes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2022 | 20:09

Kombëtarja me sytë nga Superiorja, por tani sepse ka biznes në mes

Kombëtarja shqiptare pas përfundimit të edicionit të Ligës së Kombeve, ku rezultatet ishin zhgënjyese dhe Rusia e përjashtuar na shpëtoi nga rënia një ligë më poshtë, ka përcaktuar një miqësore në muajin tetor, e cila do të luhet më datën 26 tetor kundër Arabisë Saudite në Abu Dabi.

reja salihi

Kjo datë nuk është zyrtare nga FIFA dhe kampionatet në Europë do të vazhdojnë të luajnë, por këtu Shqipëria gjeti mundësinë e të bërit biznes, duke marrë një shifër të majme për këtë miqësore. Nuk ka asnjë problem deri këtu sepse këtë gjë e bëjnë edhe kombëtare më të mëdha sesa në, të cilat shkojnë dhe caktojnë miqësore me vende që paguajnë. Por problemi është kur bie fjala te lista e lojtarëve që Kombëtarja jonë do të bëjë.

Pasi kur kombëtaret më të mëdha se ne caktojnë një miqësorë kanë një shartim mes lojtarëve aktuale dhe disa të rinjve, të cilëve ju jepet mundësia të përfaqësojnë shtetin e tyre. Ndërkohë, ditët e fundit është përfolur për shumë emra nga Kategoria Superiore që kanë marrë ftesë nga përfaqësuesja. Por përse i kthen sytë stafi teknik vetëm kur bëhet fjala për miqësore të tilla?

Sepse u duhen lojtarë dhe shumica e kuqezinjve aktualë nuk lejohen nga klubet e tyre që të shkojnë e të angazhohen me ekipin kombëtar në një ndeshje miqësore, e lënë për të bërë biznes. Kështu, e mira do të ishte që përpos faktit të grumbullimit të lojtarëve këtë herë nga Superiorja, stafi i ekipit kombëtar, kushdo qoftë, të hedhë edhe në vazhdim sytë nga kampionati vendës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"