“Koha për të fituar”, Gjinollari karikon Teutën: Skuadrat janë të barabarta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2023 | 21:45

“Koha për të fituar”, Gjinollari karikon Teutën: Skuadrat janë të barabarta

Pas 10 ditësh rikthehet Superiorja. Teuta do të përpiqet këtë herë të bëjë kthesën përballë skuadrës së Skënderbeut. Nivelin e vështirësisë së këtij takimi e ka theksuar edhe mbrojtësi David Gjinollari.

12710540530767445637

Lojtari mendon se ka ardhur momenti që Teuta të vijojë me rezultatet pozitive në këtë kampionat dhet’i largohet sa më shpejt pjesës së poshtme të tabelës. Mbrojtësi polivalent i durrsakëve, në një intervistë për “Panorama Sport”,thekson se grupi i lojtarëve do të japë shpirtin në fushë për tafituar këtë ndeshje.

Sa po ju shërben pauza për t’u përmirësuar?

Kjo periudhë pushimi ka të mirën e vet me rikuperimin. Gjatë këtyre ditëve po punojmë mëshumë në drejtimin psikologjik, pasi duhet të rikthehet vetëbesimi i skuadrës dhe rruga e fitoreve.

Mendoni se ka ardhur momenti që Teuta të rikthehet te fitorja pas tri javësh pa sukses në kampionat?

Synimet e Teutës janë gjithmonë të dalim në fushë dhe të fitojmë. Do të bëjmë më të mirën, na duhet fitore në ndeshjen e radhës.

Sa e vështirë do të jetë përballja me Skënderbeun?

Është një skuadër që me lojëka justifikuar pikët, pasi ka instaluar një manovër që përfshihen gjithë lojtarët. Kanë lojë të mirë në tranzicione, por si çdo ekip, edhe Skënderbeu ka pikat jo të forta. Ne nuk do ta marrim ndeshjen me stres dhe do të hyjmë me qetësi në fushë.

A mendoni se presioni mund t’ua komplikojë ndeshjen?

Të gjitha ekipet kanë presion, por ne pak më shumë. Kemi kontingjentin për rikuperim tëpikëve, sepse kemi dominuar, por na kanë kushtuar gabimet dhe duhet të jemi më të qetë paraportës. Në raport me skuadrat e tjera kemi pasur më shumëraste para porte.

A e keni gjetur ritmin e duhur te Teuta?

Unë e kam zakon të them: “si punon, ashtu të kthehet”. Asgjë nuk vjen thjesht, gjithçka duhet merituar.

Si e shikoni kampionatin deri në këtë moment?

Skuadrat janë të barabarta. Nuk ka një diferencë në pikë, pordhe nga cilësia janë të gjitha afër. Janë edhe shumë ndeshjepër t’u luajtur. Sezoni është i gjatë dhe ekipi që do të jetë më konstant do të jetë më afër objektivave.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"