Koçi fali dy herë lojtarin brazilian, njihuni me moviolën e Laçi-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2023 | 11:00

Koçi fali dy herë lojtarin brazilian, njihuni me moviolën e Laçi-Vllaznia

Laçi-Vllaznia u gjykua nga një treshe e kolegjiumit të Durrësit me kryesor Andi Koçin, i cili deri pak vite më parë ka mbajtur edhe stemën e FIFA-s, ndërsa në VAR ishin Albert Doda dhe Rejdi Avdo. Raste flagrante për moviolë nuk pati, por për çështje disiplinore, që çuditërisht arbitri Koçi i kaloi vetëm me këshillime dhe jo kartonë. “Panorama Sport” ju sjell dy rastet me protagonist mesfushorin e Laçit, Uilliam Kordeiro Melo, i cili i shpëtoi ndëshkimit.

bandicam 2023-09-19 16-34-53-512

8’ Duel për topin mes Melos dhe Boshnjakut, teksa braziliani ndërhyn rëndë dhe më pas proteston te gjyqtari për faullin. Mirëpo, Koçi jo vetëm që nuk e ndëshkon për ndërhyrjen, por e fal edhe disa sekonda më pas, kur braziliani iu afrua te fytyra dhe i kërkonte llogari.

38’ Esat Mala ka në kontroll topin në mesfushë, ndërsa Melo i ndërhyn në mënyrë të parregullt dhe nis një kundërsulm premtues për Laçin. Arbitri Koçi, edhe pse vetëm tre metra larg aksionit, nuk akordon faull për Vllazninë. Pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me një ndërhyrje të parregullt të Melos, duke nxjerr zbuluar kryesorin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"