Klubi spanjoll ofron 500 mijë euro për Kamer Qakën, Panuçi e këshillon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 23:02

Klubi spanjoll ofron 500 mijë euro për Kamer Qakën, Panuçi e këshillon…

Mesfushori i Kombëtares, Kamer Qaka, duket se do të jetë i sakrifikuari nga radhët e CSM Iasi në Rumani. Për shkak të problemeve financiare, Qaka mund të shitet, dhe interes ka shfaqur Steaua e Bukureshtit.

qaka1

Por, nga ana tjetër, drejtuesit kanë pranuar se në radhët e tyre ka ardhur edhe një ofertë nga Gimnastik, klub i Segunda Division në Spanjë. Për Qakën, flitet se janë ofruar 500.000 euro. Siç raportojnë mediat rumune, është pikërisht Panuçi, trajneri i Shqipërisë, që e ka këshilluar që të qëndrojë deri në fund të sezonit tek CSM Iasi, dhe më pas të zgjedhë Spanjën si destinacionin e ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"