Klubi italian në telashe, futbollisti rezulton pozitiv në testin e Koronavirusit. Dyshohet se është infektuar e gjithë skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 23:42

Klubi italian në telashe, futbollisti rezulton pozitiv në testin e Koronavirusit. Dyshohet se është infektuar e gjithë skuadra

Një tjetër futbollist italian nga rezultuar pozitiv gjatë testeve të koronavirusin. Bëhet fjalë për lojtarin i cili aktivizohet në radhët e klubit Vis Pesaro në Serinë C, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin.

coronavirus-590x354

Lajmi se futbollisti i Vis Pesaros ka rezultuar pozitiv është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një deklarate zyrtare për shtyp, ku sqarohet se një nga anëtarët e stafit është diagnostikuar me koronavirus dhe dyshohet se ai mund të ketë infektuar gjithë ekipin. Kujtojmë që futbolli italian është pezulluar deri më datën 3 prill, ndërkohë që në të gjithë Italinë numërohen afro 10 mijë të prekur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"