Klubi i Kategorisë së Parë nuk ndalet në merkato, prezanton 2 brazilianët e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2019 | 20:45

Klubi i Kategorisë së Parë nuk ndalet në merkato, prezanton 2 brazilianët e radhës

Devolli i Stavri Nicës vazhdon me përforcimet në merkaton. Ditën e sotme, klubi juglindor ka zyrtarizuar edhe 2 brazilianët e radhës.

Devolli stervitje

Behet fjalë për mbrojtësin anësor Proença si dhe mesfushorin Davi Ferrari. Të dy këta futbollistë kanë firmosur ditën e sotme kontratë 1-vjeçare me skuadrën nga qyteti i Bilishtit, teksa kanë arritur të bindin trajnerin Nica.

Devolli Ferrari

Me afrimin e Proencës dhe Ferrarit, ka shkuar në 4 numri i brazilianëve te skuadra e Devollit, pas më parë u prezantuan edhe Paiva dhe Mota.

Proenca Devolli

Kujtojmë që përveç brazilianëve, me skuadrën bardheblu është bashkuar edhe portieri Hektor Mali që sezonin e kaluar ishte pjesë e Pogradecit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"