Klubi i Kategorisë së Parë me plane të qarta: Kemi pikasur 4 lojtarë te Dinamo dhe Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2021 | 12:02

Klubi i Kategorisë së Parë me plane të qarta: Kemi pikasur 4 lojtarë te Dinamo dhe Kastrioti

Lojtarët kanë marrë pushimet, por jo drejtuesit. Në Shijak po punojnë për riformatimin e ekipit për sezonin 2021-2022. Do të ruhet gati 60% e grupit që mbylli kampionatin dhe do të afrohen elementë që të shtojnë cilësinë.

erzeni goli

Klubi ka nisur me rinovimet dhe i pari që ka firmosur është Dikson Eçe Idakvo. Është shefi i klubit të Erzenit, Luiz Çullhaj, që zbulon planet për “Panorama Sport”: “Kemi nisur punën me merkato. Synojmë të marrim disa lojtarë dhe vëmendjen e kemi përqendruar te Dinamoja dhe Kastrioti. Në të dyja ekipet kemi pikasur elementë që do na ndihmojnë për të ndërtuar ekip pretendent për ngjitjen. Pra, bëhet fjalë për të paktën 4 futbollistë dhe shpresojmë të shkojmë drejt firmës.

Ky rindërtim kërkon dhe dalje, megjithatë 60% të grupit do ta ruajmë. Mund të përmend Diksonin, i cili nënshkroi kontratën 1-vjeçare. Pra, paralel me përforcimet do ndodhin dhe ndryshime në bazë. Shumë shpejt shumë nga lëvizjet do bëhen zyrtare”.

ERALD DERVISHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"