Klose: Në “Brazil 2014” mbyll karrierën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2012 | 10:32

Klose: Në “Brazil 2014” mbyll karrierën

Botërori 2014 në Brazil është objektivi i fundit i bomberit gjerman, Miroslav Klose. Gjatë një interviste për “Kicker”, Klose nënvizon se pjesëmarrja në këtë botëror është pjesëmarrja e fundit e tij me kombëtaren, si dhe synon të thyejë rekordin e Ronaldos. “Nëse do jem në gjendje të mirë shëndetësore dhe të jap rezultat, mendoj se Botërori 2014 do të jetë fundi i karrierës sime me kombëtaren. Ndërsa për sa i përket së ardhmes në klube, kjo do varet nga shëndeti”,- tha Klose, i cili në Botërorin e katërt pjesëmarrës dëshiron të thyejë rekordin e Ronaldos. “Me 14 golat e mi dua të kaloj edhe rekordin e Ronaldos (15)”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"