Klop pranon humbjen, gjermani shpëton vetëm 4 lojtarë: Siti mund të kishte bërë masakër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2023 | 12:50

Klop pranon humbjen, gjermani shpëton vetëm 4 lojtarë: Siti mund të kishte bërë masakër

Jyrgen Klop tha se vetëm katër nga lojtarët e tij kishin performuar në një nivel të pranueshëm ndaj Mançester Sitit, ndërsa sezoni i vështirë i Liverpulit vazhdoi me një humbje të rëndë 4-1 në “Etihad”.

klop

Ishte një rezultat që i zbeh shanset e tyre për t’u renditur mes katër vendeve të para. “Vetëm katër paraqitje ishin në rregull dhe kjo është shumë e vështirë”, tha Klop.

“Dy mesfushorët Hendo (Xhordan Henderson) dhe Fab (Fabinjo) punuan shumë, Kodi Gakpo dhe Alison. Por nëse doni të merrni diçka këtu, 14 ose 15 lojtarë duhet të jenë në lojën e tyre më të mirë dhe nuk ishte kështu. Siti mund të bënte atë që donte, sepse hapësirat ishin shumë të mëdha. Ne ishim me fat që ata nuk shënuan më shumë se katër gola. Në Premier Ligë nuk mund të mos jesh në 100%. Diferenca në fund ishte e madhe. Nuk është diçka e bukur kur tifozët e tyre këndojnë ‘Ole, Ole’, por kjo ndodh ndonjëherë”, nënvizoi tekniku gjerman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"