“Kjo skuadër nuk e meriton të jetë këtu”, Sormani i dorëzuar: I sfidoj të gjithë kundërshtarët të …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 20:35

“Kjo skuadër nuk e meriton të jetë këtu”, Sormani i dorëzuar: I sfidoj të gjithë kundërshtarët të …

Partizani regjistroi një tjetër humbje zhgënjyese në kampionat. Të kuqtë u mposhtën me rezultatin 1-0 nga Vllaznia. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, trajneri i skuadrës kampione, Adolfo Sormani, u shfaq i zhgënjyer, duke deklaruar:

bandicam 2020-03-09 20-31-02-377

 VENDIMET E GJYQTARIT- Nuk dua të komentoj asgjë për sa i përket vendimeve të gjyqtarëve. Nëse keni ndonjë pyetje për ndeshjen jam i gatshëm.

NGËRÇI I SKUADRËS – Të vjen keq, se skuadra prodhon. Është problem individual na mungon finalizimi. Gjithë kjo punë e bërë shkon kot. Të vjen keq që humbet një ndeshje të tillë.

MOS VALLË U GABUA QË T’I JE TRAJNER I KËSAJ SKUADRE? Këtë pyetje duhet t’i bëni drejtuesve. Janë ata që vendosin. Unë jam këtu për të folur për ndeshjen. Unë marr përsipër përgjegjësitë kur skuadra nuk prodhon lojë. Kur skuadra prodhon unë vazhdoj përpara.

NDRYSHIMET NË FORMACION DHE LOJTARËT E SULMIT – Skuadra vinte nga një ngjeshje kalendari. I kam dhënë mundësinë lojtarëve të tjerë, duke pasur parasysh edhe kundërshtarin që kisha përballë. E kam parë skuadrën që nuk ka qenë mirë. Broja më dha siguri në momentin që hyri në fushë. Jam profesionist. Mund të sfidoj çdo skuadër tjetër në këtë kampionat për sa i përket rasteve të krijuara. Kam lojtarë profesionist.

GARA PËR TITULL – Një pyetje që nuk ka nevojë për përgjigje, duke iu referuar diferencës me kreun. Kjo skuadër nuk e meriton të jetë këtu ku është, nuk e meriton këtë diferencë kaq të madhe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"