“Kjo fitore na ndihmon të qëndrojmë në Superiore”, Solodovnikov pas dygolëshit ndaj Vllaznisë: Nuk kam akoma një objektiv personal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 16:50

“Kjo fitore na ndihmon të qëndrojmë në Superiore”, Solodovnikov pas dygolëshit ndaj Vllaznisë: Nuk kam akoma një objektiv personal

Kukësi arriti të mposhtë Vllazninë me rezultatin 2-0, falë dy golave të sulmuesit Nikolai Solodovnikov. Moldavi dha një interviste pas ndeshjes për “MCN”, ku shprehu besimin se kjo fitore do t’i ndihmojë kuksianët për të qëndruar në Superiore. 

bandicam 2024-03-17 16-29-11-067

“Jam shumë i lumtur, është fitore shumë e rëndësishme për Kukësin. Me këtë fitore janë shtuar shanset për të qëndruar në Superior. Jam shumë mirë, skuadra është e mirë. Ne punojmë shumë pavarësisht rezultateve jo të mira që kemi marrë. Sa i përket objektivave personal, nuk i di akoma.”, u shpreh ai pas ndeshjes

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"