“Kishim episodet kundër, mos pritni të luaj si te Kukësi”, Longo: E ndihmuam Partizanin, nuk duam të luajmë ndaj tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2023 | 23:06

“Kishim episodet kundër, mos pritni të luaj si te Kukësi”, Longo: E ndihmuam Partizanin, nuk duam të luajmë ndaj tyre

Trajneri i Teutës, Diego Longo, ka theksuar se nuk duhet cilësuar si katastrofë një humbje ndaj Vllaznisë në Shkodër.

bandicam 2023-09-23 22-46-17-250

“Luajtëm ndaj Vllaznisë që luan për titull, pësuam dy gola ndërsa kontrollonim ndeshjen. Njërin në një goditje këndi, tjetrin në një krosim që dukej i padëmshëm. Pastaj e luajtëm, kishim raste siç kemi bërë gjithmonë përveç Laçit. Ndaj Tiranës mund të shkonte sido dhe e barazuam, mundëm Skënderbeun. Nuk e di se çfarë mund të pritet, sipas meje nuk ndodh asgjë. Stërvitemi dhe luajmë çdo ndeshje. Kur luan kundër Balajt, ndodh që pëson dy gola prej tij. Durim, nga nesër në mëngjes do të punojmë për Kukësin.

Ne kemi aftësitë për t’i përballuar, kur jemi perfekt. Ishim deri në një pikë dhe ndodhi ajo që ndodhi, derisa Balaj kërceu i vetëm dhe zgjidhi ndeshjen. Kur je në disavantazh, mund të luash mundësitë që ke. Por jashtë fushe, ndaj Vllaznisë mund të ndodhë të humbasësh edhe me episode kundër. E përsëris se nuk mund të bësh proces se humbëm ndaj Vllaznisë në transfertë.

Po kontrollonim ndeshjen dhe e kishim përgatitur në një mënyrë dhe po e bënim mirë. Për fat të keq kur ke mundësinë e hapësirën të godasësh e nuk e bën, pastaj e paguan. Nuk e di nëse për reagim thuhet që të mbyllnim Vllazninë në zonë për 90 minuta, në këto momente e kemi të vështirë. Ndoshta duhej ta bënim të qëndronim në ndeshje e shfrytëzonim rastet që kishim e nuk i shfrytëzuam. Duhet të kemi edhe ekuilibra që të mos e pësosh në mënyrë të ndjeshme. Pësuam në minutën e 42 se po ta mbyllnim 1-0, edhe mund të ishte ndryshe. Ishin dy episode që ishin shumë në disfavorin tonë dhe ndikuan ndeshjen në mënyrë neto.

Pse nuk luajmë si te Kukësi? Unë nuk kam parë kurrë Liverpulin e Klop të luajë si Siti i Guardiolës, futbolli nuk mund të luhet këput e ngjit. Te Kukësi kisha lojtarë të tjerë, si Lulaj, Hila e De Luka, të një tipologjie tjetër. Kisha Taipin në mesfushë që është komplet ndryshe, kisha tip tjetër lojtarësh. Nëse do të doja të bëja lojën e Kukësit tani, do të ishte vetëvrasje, siç ndo ndodhte edhe atje te Kukësi në një mënyrë tjetër. Unë duhet të përshtatem me karakteristikat e skuadrës, mbajtja e gjatë e topit si te Kukësi nuk mund të bëhet në këto momente. Nuk them se kjo skuadër është më e mirë apo më keq, them se janë skuadra të ndryshme.

Sa i përket Kotobellit, ka luajtur para 4 ditësh e pastaj luajmë kundër Kukësit, ndaj Egnatias dhe na kanë futur Partizanin. Ne e kishim ndihmuar se kishte Europën dhe tani e gjejmë përpara edhe pse nuk do të dëshironim të luanim me të, pastaj luajmë pas 3 ditësh. Unë nuk dua ta dëmtoj, është detyra ime ta mbroj siç ndodhi me Gjumsin e të tjerë. Unë meqë i dua, duhet ti ruaj.

Deri 10 ditë para ndeshjes së parë, ndoshta kishim disa armë më shumë, por ndodhi në fund ndonjë ndryshim dhe afrimet erdhën vonë dhe u desh të modifikonim e ndryshonim gjërat që kishim përgatitur. I jemi vënë punës, sipas meje kjo skuadër ka treguar se mund ta luajmë me të gjithë nëse jemi perfektë. Unë besoj te djemtë, po punojmë çdo ditë.

Penalltia? Nuk flas për gjyqtarët, kam aq shumë gjëra në mendje për skuadrën time.

Nuk do të flas kurrë për gjyqtarët e punë e tyre, të punojnë të qetë, nuk dua të komentoj asgj֝ë. Do të punoj për ekipin”, tha Longo për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPDRT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"